Aksidenti me 3 viktima në Tiranë/ Kjo është gjendja e të plagosurve, 20-vjeçari po lëvizte me shpejtësi mbi 200 km/h

schedule10:31 - 10 Mars, 2023

schedule 10:31 - 10 Mars, 2023

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kondra, në një lidhje direkte me studion e “ABC Live” nga vendi i aksidentit të frikshëm të mbrëmjes së djeshme në hyrje të Tiranës, ku ndërruan jetë 3 persona, ka dhënë të tjera detaje.

Sa i përket gjendjes së të plagosurve që janë 3 anëtarë të familjes Kurti nga Elbasani, Xhensila bën me dije se gjendja e tyre është e mirë dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë marrë në pyetje nga grupi hetimor.

“Fatmirësisht 3 pjesëtarët e familjes Kurti nga Elbasani, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë marrë  në pyetje nga grupi hetimor. Kryefamiljari, Qemal Kurti është shprehur se në momentin e aksidentin nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.

 20-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 200 km/h. Ka përplasur familjes me “Hyundai” me 3 pjesëtar.

Janë marrë kampionë gjaku të 20 vjeçarit, për të mësuare se si ka qenë gjendja e shoferit, nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike,” tha gazetarja.

Nga veprimet paraprake të policisë, për shkak të shpejtësisë “skëterre” për më shumë se 200 km/h që ka qenë duke lëvizur 20-vjeçari, e ka pasur të pamundur të frenonte apo të manovronte rrugën. Ka dyshimet se shoferi nuk ka pasur dijeni për sinjalistikën e këtij aksi rrugor.

Në momentin e ngjarjes, në rrethrrotullim ka qenë vetëm një automjet i cili ka shpëtuar për mrekulli.

“Nga veprimet paraprake të policisë, për shkak të shpejtësisë që ka qenë duke lëvizur, ka qenë e pamundur të frenohej apo të manovrohej.

Duke iu referuar hetimeve, ka dyshime se 20-vjeçari nuk pasur dijeni për sinjalistikën e kësaj rruge.

Ka pasur automjete të tjera në rrethrrotullim?

Fatmirësisht nuk ka pasur lëvizje të shumta të automjeteve. Në momentin që ka lëvizur Ruçaj në rrethrrotullim ka qenë vetëm një automjet që ka shpëtuar për mrekulli.

“Audi” i ishte marrë një shoku të ngushtë po nga Fieri. Para se të vinte në Tiranë është kapur në Rrogozhinë duke bërë manovra të rrezikshme”  u shpreh ajo.

Ky aksidenti sipas gazetares mund të shmangej nëse policia rrugore, do të kishte vepruar drejt ndaj shkeljeve të kodit rrugor që kishte bërë i riu në 5 muajt e fundit.

Shkeljet ka qenë të rënda, e për pasojë Ruçaj duhet të ishte pa leje qarkullimi. Për këtë, ky institucion mban një përgjegjësi të madhe.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!