E aksidentuara që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gjirokastër ku humbën jetën 3 të rinjtë, po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.
Sipas burimeve brenda spitalit, 19 vjeçarja Arsida Demiri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore me parametra jetësor stabël.
E plagosura është me politraumë, dhe ndodhet në trajtim intensiv nga bluzat e bardha.
Nga aksidenti, humbën jetën Klejdi Myftari 24 vjeç, Anxhelo Ruci 28 vjeç dhe Martin Dulaj 26 vjeç./abcnews.al


