Aksidenti me 2 viktima ne Levan, një tjetër në gjendje të rëndë, pamjet kur mbërrin në spital

schedule21:39 - 9 Qershor, 2022

schedule 21:39 - 9 Qershor, 2022

Pamje të rënda vijnë nga aksidenti tragjik në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën katër të tjerë.

Abc mëson nga banorë të zonës së Cakranit, se është në gjendje të rëndë edhe drejtuesi i automjetit “Zafira” nga Cakrani, i cili udhëtonte me 3 pjesëtarë të familjes së tij, midis të cilëve edhe vajza.

Nga përplasja kokë më kokë dy mjeteve”Zafira” dhe “Ford” kanë gjetur vdekjen dy persona nga e njëjta familje dhe janë plagosur 4 të tjerë. Aksidenti ndodhi në mbrëmje rreth orës 20.20 minuta në aksin Levan-Tepelenë.

Viktima Sokrat Lela punonjës I FSHF-së drejtonte mjetin Ford Fiesta. Me të po uëdhtonin dhe dy gra, një prej të cilave humbi jetën. Mësohet se po lëviznin në drejtim të Tepelës.

Ndërsa në automjetin Zafira që drejtohej nga Gerti Skënderaj që shihni në pamje udhëtonte në drejtim të Cakranit ku dhe banon. Në mjet me të ndodheshin dhe bashkëshortja me vajzën 10 vjeçare, të cilat po marrin ndihmë në spitain e Fierit.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia, por nuk përjashtohet që mjetet po lëvizin me shpejtësi.

/abcnews.al