Aksidenti mbrëmë në Elbasan, policia arreston 1 person

schedule09:36 - 7 Tetor, 2019

schedule 09:36 - 7 Tetor, 2019

Policia e Elbasanit ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale A.H., banues në fshatin Klos të Cërrikut, i cili shkaktoi aksidentin me dy viktima mbrëmjen e djeshme rrugën rurale Mollas-Selitë, tek “Ura e Sharrës”, në fshatin Kamuna. 24-vjecari akuzohet për veprën penale,  ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas policise, i riu duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kushtet e errësirës dhe fushëpamjes së kufizuar në kthesë ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune  dhe më pas ka humbur kontrollin mbi mjetin duke dalë në krah të kundërt ku është përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.

Për pasojë kanë humbur jetën Agim Menci, 53 vjeç,  banues në fshatin Kamuna, i cili ishte drejtuesi i karocës dhe Agron Shermadhi, 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!