Aksidenti i të rinjve/MSH: 9 të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

schedule11:09 - 12 Mars, 2018

schedule 11:09 - 12 Mars, 2018

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër gjendjen e të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Berat-Skrapar pranë fshtatit Vërzhezhë.

9 të rinj nga mosha 14 deri në 18 vjeç janë plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitalet e Çorovodës, Beratit dhe Tiranës.

Një 16 vjeçare me frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës është transportuar me helikopter në spitalin universitar të Traumës dhe aktualisht do të kryhet ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e specializuar të këtij spitali.

Dy të rinj po trajtohen në spitalin e Çorovodës, ndërsa 5 të rinj po trajtohen në spitalin e Beratit.

Të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe po trajtohen nga ekipet e specializuara të mjekëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!