Një aksident ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, pranë kthesës së Pojanit. Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona mësohet se janë plagosur. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Fierit për trajtim mjekësor.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al/