EMRI/ Aksidenti i rëndë, humb jetën 55-vjeçari me motor (Video)

schedule08:15 - 31 Tetor, 2019

schedule 08:15 - 31 Tetor, 2019

Një ngjarje e rëndë ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll mëngjesin e kësaj të enjteje. Një makinë përplasi një motor dhe për pasojë mbeti i vdekur drejtuesi i këtij të fundit.  Abcnews.al mëson se viktima quhet Tom Deda dhe është 55-vjeç. Ai banonte në Grykë Lumi të Lezhës.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, një 32-vjeçar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje me pasoja tragjike.

Ndërkohë Abcnews.al ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku duken mbetjet e shumta të motorit nëpër rrugë, të shkaktuara nga përplasja.

Gjithashtu mësohet se autovetura “Hyundai” po vinte në drejtim të Lezhës dhe e ka përplasur motoçikletën në momentin që po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

/abcnews.al