Aksidenti i klandestinëve në Gramsh, policia arreston shoferin që u plagos

schedule14:05 - 23 Shkurt, 2020

schedule 14:05 - 23 Shkurt, 2020

Policia ka arrestuar shoferin e mjetit që u aksidentua mbrëmjen edjeshme në Gransh, ku humëbn jetën 2 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.

Në pranga ka rënë, Mikel Gjeli, 28 vjeç,  banues në Tiranë. Shtetasit sirianë të plagosur janë Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Sejf Azxherbahit 23-vjeç, Naif Merlut 40-vjeç, Muhamet Nur Hisja 33-vjeç, Avdyl Aliasiu 26-vjeç, dhe një person me emrin Advokado 26-vjeç mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Në aksident mbeti i plagosur po ashtu edhe shoferi 28-vjeçar, i cili u dërgua për të marrë mjekim te Trauma.

Njoftimi i plotë:

Në  lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.Gj., 28 vjeç,  banues në Tiranë.

Shtetasi M.Gj.,mbrëmjen e djeshme  humbi  kontrollin  mbi mjetin “Fuoristradë”  që transportonte në mënyrë të paligjshme 9 shtetas  nga vendet e treta dhe  për pasojë mjeti doli nga rruga, ku dy persona humbën jetën dhe 7 te tjerë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kuijëve , me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”, ku parashikohet denimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetëshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!