Aksidentet rrugore “shuajnë” 65 jetë në 5 muaj

schedule16:06 - 22 Maj, 2022

schedule 16:06 - 22 Maj, 2022

Një aksident i rëndë me vdekje u shënua mesditën e kësaj të diele në autostradën Vlorë-Fier. Një 50 vjeçar që ishte duke lëvizur në këmbë u përplas nga një automjet tip “Nissan” që drejtohej nga një 19 vjeçar.

Edhe në aksin rrugor Ersekë-Leskovik , në afërsi të fshatit Taç të Kolonjës ndodhi sot një aksident. Mjeti tip “Benz” që drejtohej nga një 21 vjeçar doli nga rruga, duke u plagosur 4 pasagjerët që udhëtonin aty.

Vetëm në 3 ditët e fundit, për shkak të aksidenteve kanë ndërruar jetë 6 persona, në autostradën Kalimash – Morinë, në aksin Milot – Mamurras dhe në Fier-Seman.

Shifrat e ngjarjeve rrugore vijojnë të jenë të larta. Që prej muajin janar të këtij viti e deri më tani, në të gjithë vendin kanë ndodhur 694 aksidente rrugore.

Lexo edhe: Drejtonte “Benzin” në gjendje të dehur, 21-vjeçari del nga rruga në aksin Ersekë-Leskovik, plagosen 4 persona

Për pasojë, gjatë këtyre 5 muajve, 66 persona kanë ndërruar jetë dhe 825 të tjerë janë plagosur. Referuar të dhënave të policisë, 81 prej tyre kanë marrë plagë të rënda në trup dhe 740 persona u dëmtuan më lehtë.

Në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidentit ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit. Kryesisht, ngjarjet rrugore janë kryer nga grup-mosha 20 deri në 34 vjeç./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!