Aksidentet rrugore/ Kikia: Policia po kthehet në taksidar

schedule20:27 - 2 Mars, 2018

schedule 20:27 - 2 Mars, 2018

Aksidentet rrugore, që vetëm në muajin Shkurt kanë çuar në vdekjen e disa personave, ka qenë tema e diskutimit këtë të premte në “Byro Politike”.

Sipas Mentor Kikisë, kur ndodhin aksidente ka një tendencë që fajin t’ia lemë të vdekurit në raste të tilla.

“Ka një tendencë që fajin t’ia vemë të vdekurit. Po t’i referohemi cilësisë së rrugës ne kemi rrugë të reja, por ne nuk kemi sigurinë në rrugë”, u shpreh ai.

Më tej Kikia shtoi se metoda e gjobës, që policia e përdor për të disiplinuar drejtuesve të mjeteve është kthyer në një lloj taksidari duke u larguar në këtë mënyrë nga qëllimi i vërtetë i saj.

“Sa i takon disiplinimit të drejtuesve, policia ka gjetur vetëm gjobën. Kjo gjë ekzagjerohet saqë, policia në vend të misionit për të shmangur aksidentet është kthyer në një lloj taksidari. Gjoba është mjet për të arritur qëllimin dhe qëllimi është displinimi i qarkullimit rrugor”, tha Kikia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!