Një bilanc tragjik është shënuar në rrugë tona për shkak të aksidenteve të ndodhura në 19 ditët e majit.
Eksperti i Sigurisë rrugore, Fatmir Hasho i ftuar në Radarin Informativ, me gazetaren Jonida Shehu ka komentuar bilancin e 110 aksidenteve të ndodhura ku kanë humbur jetën 11 persona.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se shkaku kryesor i të gjithë këtyre aksidenteve fatale, janë vetë drejtuesit e mjeteve dhe shpejtësia me të cilën ato lëvizin në rrugë.
Eksperti është shprehur se përveç aparaturës për matjen e alkoolit që mund të ketë konsumuar një drejtues mjeti, një tjetër aparaturë që do të vijë në ndihmë është ajo për matjen e drogës.
“Është fatkeqësi që po vijon ky trend që ne po mendojmë se po i rregullojmë shumë gjëra, por nuk po mundemi që të rregullojmë trurin e shoferëve. Në 99% të aksidenteve që kanë ndodhur ditët e fundit është faji i drejtuesve të mjeteve. Vetëm te aksidenti i Lushnjes ku nuk ishin mbrojtëset e urës, ajo ka 38 vite që është në këtë situatë, po ura në Mamurras?Ura ishte me barriera mbrojtëse dhe bordura dhe mjeti ka dalë jashtë rruge.
Kush e ka fajin në këtë rast, bordurat që janë në vend? Në këtë rast siç janë dhe informacionet shkak mund të ketë qenë lodhja që ka pas shoferi, pasi mësova se ka qenë në një ceremoni. Një person që kapet me alkool dhe i hiqet leja e drejtimit ai nuk mund të marrë një të tillë më. Nuk është vetëm alkooli por edhe droga që akoma nuk e kemi pajisjen që pritet së shpejti që ta marrim për të bërë dhe matjen e sasisë që ka konsumuar drejtuesi i mjetit. Përdorimi i lëndëve narkotike është më i keq se përdorimi i alkoolit. 95% është shkak shpejtësia, ndërsa mungesa e sinjalistikës është vetëm në disa raste të rralla. Errësira është fenomen natyror dhe ndaj drejtuesit e mjeteve duhet që të përdorin ndriçimin e makinës”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al