Shpesh te mbingarkuar dhe me vonesa. Por prej disa vitesh keto nuk janë shqetësimet e vetme të atyre që udhëtojnë me linjat e transportit publik në Tiranë.
Aksidentet e shkaktuara prej urbanëve në kryeqytet jane shtuar, duke u shtuar pasigurinë.
“Shoferët duhet të kontrollohen, sa vite kanë që përdorin automjetin”
“Duhet te jetë i vëmendshëm kur të marrë udhëtimin, se ka kushedi sa pasagjerë aty”
“Nuk ka siguri se janë gjëra të amortizuara, i hedh në mbeturina bota, i përdorim këtu… nuk u bë aksidenti që desh vrau atë gocën me biçikletë”
Katër persona u lënduan mbrëmjen e të dielës në rrugën e Kavajës pasi një autobus i “green line” mori para një 18 vjeçare që udhëtonte me biçikletë, doli nga rruga dhe më pas u përplas me dy automjete të parkuara pak metra më larg. Vetem fati e shpetoi ate nga nje fund fatal. Ndonese vajza mund te kete qene ne shkelje, duket qarte nga pamjet se autobusi futet ne rruge me shpejtesi jo te vogel.
Por ky nuk është rasti i vetëm ku autobuzët urban kanë rrezikuar jetën e qytetarëve në Tiranë. Në tre vite numërohen të paktën pesë aksidente.
Në 10 mars të vitit 2024, nje autobus po i linjës “Green line” u përplas me pemën dhe me një motomjet në rrugën “Ferit Xhajko”.
Më 27 shkurt 2023 tek ura e Tajvanit autobusi u përplas me 9 automjete. 9 persona mbetën të plagosur.
Më 29 prill të vitit 2022, autobusi i linjës së unazës ra në lumin e Lanës. Pamjet bene xhiron e botes. Të plagosur mbetën 5 persona.
Pak ditë më pas një tjetër autobus u përplas me stacionin e tij prane maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Perballe kesaj situate specialistët e sigurisë rrugore sugjerojnë që mjetet e transportit publik ti nënshtrohen kontrollit teknik dy herë në vit.
“Këto mjete ti nënshtrohen njëherë në gjashë muaj kontrollit teknik në sistemin e fërkimit, frenimit dhe sinjalizmit se shpesh herë për shkak të kushteve tenike bëhen burim aksidenti.”
Ndërkohë për punësimin e drejtuesve të autobuzëve sipas tyre duhet të aplikohen kritere më të forta.
“Duhen parë aftësitë profesionale të drejtuesve të mjeteve të shërbimit publik kanë lejet e drejtimit përkatës apo jo, aftësitë e tyre sa I përket menaxhimit që duhet në qarkullim dhe për shkak të trafikut të rënduar që ndodhet në qytetin e Tiranës.
Shpesh herë vihet re në trafikun rrugor që një autobusa artiokolar bëhen pengesë për fluksin e automjeteve. Gjithashtu mjetet e transportit urban për shkak të ngarkesës që kanë, transportojnë njerëz, fëmijë , nxënës shkollash qytetarë, duhet te këne një kujdes të shtuar sa i përket rregullave të qarkullimit rrugor, duhet patjetër të qëndrojnë në vendin e autobuzëve, kur ndryshojnë korsinë të parashikojnë mjetet që kanë prapa ose para me qëllim që mos ndërpresin korsitë e mjeteve të tjera.
Shkak i aksidenteve automobilistike është mosrespektimii rregullave të qarkullimit rrugor dhe sinjalistikës dhe pozicionit të tyre në karrexhatë, shpesh këtë drejtues qarkullojnë mbi normat e lejuara të shpejtësisë.”/abcnews.al

