6 të plagosur brenda dy orëve është bilanci i tre aksidenteve të ndodhura në vend pasditen e së premtes.
4 persona u plagosën rëndë në Manëz, pranë Gjirit të Lalëzit.
Në pamje shihet automjeti i cili ka rënë në kanal, ndërsa pasagjerët janë ndihmuar nga kalimtarët e rastit të cilët kanë telefonuar autoambulancën.
Në një njoftim zyrtar, policia thotë se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Ndërsa në Fier, një 12-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë u përplas nga një automjet tip ‘Benz’ në lagjen 1 Maji të qytetit.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat ndërsa i mituri ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në Përrenjas, një kamionçinë doli nga rruga dhe përfundoi mbi shina.
Drejtuesi i kamionçinës ndodhej i vetëm në mjet, ndërsa është transportuar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.