Aksidente, kokainë e dhunë në familje, tetë të arrestuar në Tiranë

schedule13:01 - 24 Janar, 2024

schedule 13:01 - 24 Janar, 2024

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 22-vjeçar banues në Tiranës pasi gjatë kontrollit nga policia i është gjetur kokainë.

Gjithashtu është arrestuar 34-vjeçari pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan 37 vjeçarin, banues në fshatin Sukth Vëndas, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– 37 vjeçaren, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– 48 vjeçari, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasen 21 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mes tetë të arrestuarve ishte edhe 20 vjeçari, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!