Një aksident i ndodhur pak minuta më parë në Balldrë të Lezhës përgjatë autostradës Shkodër-Lezhë, shkaktoi bllokim të trafikut dhe rëndim të tij.
Në tentativë për të kryer një parakalim, një makinë brenda të cilës udhëtonte një familje goditi nga pas një autobus të linjës Shkodër-Tiranë, ndërsa për shkak të lagështisë vetë makina u godit nga një kamion, por për fat të shpejtësisë jo të lartë si pasojë e një trafiku të ngarkuar, nga aksidenti nuk pati pasoja në një njerëz.
Familja u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës për kontroll, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektivë të qarkullimit rrugor për të zhbllokuar trafikun./abcnews.al