Ka ndërruar jetë një person që mbeti i plagosur në një aksident në fshatin Leshnicë të Korçës. Në aksident u përfshinë dy automjete, ndërsa mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.
Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit“./abcnews.al