Të paktën 11 persona humbën jetën, mes të cilëve 5 të mitur dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, ku u përfshi një autobus shkolle.
Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Shandong të Kinës, teksa drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një grumbull njerëzish që po qëndronin jashtë portave të një shkolle në qytetin Tai’an.
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi studentët u kthyen në shkollë për fillimin e vitit të ri akademik.
/abcnews.al