Një 18 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali. Ngjarja e rëndë u shënua në Venecia. I riu Admir Hoti, me origjinë nga Kosova, jetonte në Concordia Sagittaria. 18 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit Fiat Grande Punto duke u përplasur me një Chevrolet.
Drejtuesi i Chevrolet është përpjekur të shmangte përplasjen por përfundoi duke u përplasur me barrierat mbrojtëse. Goditja ka qenë aq e fortë sa Fiati është ndarë në dysh. Në makinë me të riun ishte edhe babai i tij. I ati dhe drejtuesi tjetër i mjetit kanë mbetur të plagosur./abcnews.al