Aksident tragjik në Fier, djali dhe nëna përplasen nga fuoristrada

schedule10:17 - 28 Gusht, 2019

schedule 10:17 - 28 Gusht, 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Fermë Çlirim të Fierit, në afërsi të një karburanti. Një 14 vjeçar, ka humbur jetën në vend, pasi u godit nga një mjet.

Sipas burimeve policore, 14 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, së bashku me mamanë e tij, kur është përplasur për vdekje në njërin anë të trotuarit të rrugës Fier – Fermë Çlirim nga një automjet tip fuoristradë.

Ndërkohë gruaja e cila ishte së bashku me djalin e saj në motor, është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Fierit.

Sipas një informacionit të policisë së Fierit, drejtuesi i mjetit pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por është kapur nga shërbimet e policisë.

Njoftimi i policisë së Fierit:

“Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”, shtetasi R.S, 20 vjeç, banues në Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasen M.B, 36 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve si dhe djalin e saj 14 vjeçar i cili ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit R.S pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por u kap nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes e plotë të ngjarjes“./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!