Të paktën 25 persona kanë humbur jetën, si pasojë e përplasjes së një autobusi dhe kamioni në shtetin Bahia, në verilindje të Brazilit. Pesë persona mbetën të plagosur, në aksidentin që ndodhi në orët e para të mëngjesit.
Bashkia e Giacombina-s, një qytezë afër vendit ku ndodhi aksidenti, shpalli sot tre ditë zie.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje tragjike.
/abcnews.al