Travell Mazion, një boksier 24-vjeçar me të dhëna premtuese. ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik në Teksas. I pamposhtur në peshën super të lehtë, me 17 fitore të regjistruara, boksieri po udhëtonte me mjetin e tij dhe është përplasur me një tjetër.
Mazion mbeti i vdekur në vend, ndërkohë që edhe 61-vjeçari që drejtonte makinën tjetër tip “Honda” e humbi jetën në spital. Golden Boy Promotions, kompania e Oscar De La Hoya, ka dalë me një komunikatë ku i shpreh ngushëllimet familjes së boksierit.
“Ne në Golden Boy jemi shumë të pikëlluar për vdekjen tragjike të Travell Mazion natën e shkuar. Mazion ishte një djali i ri, karizmatik, i cili ndriçonte çdo dhomë ku hynte si dhe emociononte fansat kur ishte në ring. Ne dërgojmë lutjet dhe ngushëllimet tona të përzemërta për familjen e tij. Qoftë i përjetshëm”.
24-vjeçari kishte bërë debutimin si boksier profesionist që në vitin 2013 dhe gjatë kësaj periudhe kishte fituar 17 herë. Dueli i fundit në ring për të u zhvillua në janar, kur mundi në Teksas Fernando Castaneda. /abcnews.al