Një aksident tragjik ka ndodhur pranë qyttit Pagar Alam në Indonezi. Një autobuz i cili mendohet se kishte 50 pasagjerë ka përfunduar në lumë duke shkaktuar vdekjen e 24-tër personave.
Policia njofton se zona në të cilën ka ndodhur aksidenti ishte e pjerrët dhe për pasojë dhjetëra pasgjerë kanë mbetur të plagosur, duke bërë të vështirë edhe përpjekjet për të shpëtuar të plagosurit.
Ndërkohë zëdhënësi i policisë lokale Dolly Gumara, njoftoi se disa njerëz kanë mbetur të bllokuar.
” Disa njerëz janë ende bllokuar brenda autobusit. Ekipet e kërkim – shpëtimit janë në vendngjarje për të kërkuar viktimat, tha Gumara, duke shtuar që të mbijetuarit e plagosur u dërguan në spital./abcnews.al