Aksident tek kryqëzimi pranë RTSH, policia gjobit shoferin që hyri me “të kuq”. Një vit më parë e njëjta skenë

schedule15:52 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 15:52 - 29 Dhjetor, 2021

Tiranë – Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Papa Gjon Pali II”. Lidhur me këtë aksident një reagim ka ardhur nga policia, ku bëhet e ditur se makina me drejtues E. B., ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin me drejtues S. M.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia rrugore, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe në përfundim kanë vendosur masën administrative 21.000 lekë të rinj, për shtetasin E. B., për shkelje të nenit 144/3 të Kodit Rrugor “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

Rreth një vit më parë një aksident i ngjashëm ndodhi në të njëjtin vend. Ishte 14 janar dita kur një BMË, duke anashkaluar totalisht semaforin e kuq, do të futej në rrugë me mbi 150 km/orë duke përplasur një mjet tip Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë. /abcnews.al/