Edhe ne Itali ka ndodhur një aksident hekurudhor. Të paktën 3 persona kanë humbur jetën, 10 janë plagosur rëndë, ndërsa 100 të tjerë mbetën të lënduar lehtë pasi një tren doli nga shinat në afërsi të Milanos. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7,00. Menjëherë në vendngjarje mbërritën ambulanca të shumta dhe një helikopter që dërgoi të plagosurit në spitalin më të afërt. Ndërkohë, nuk dihet ende idenditeti i viktimave, apo nëse ka shtetas shqiptarë të përfshirë në këtë incident tragjik. Megjithatë mediat shkruajnë se bëhet fjalë për 3 femra. Treni ishte nisur nga Kremona dhe doli nga shinat pak para se të mbërrinte në stacionin e fundit, në Lambrate. Autoritetet bëjnë me dije se kanë nisur një hetim lidhur me ngjarjen. Aktualisht dyshohet për një problem teknik./abcnews.al