PATOK- Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në vendi i quajtur “Mbikalimi i Patokut”.
Ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës. Një grua ka marrë lëndime në kokë kurse tre të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Aktualisht mbeten ende të panjohura shkaqet e këtij aksidenti.
ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Njëra prej automjeteve të përfshira në aksident ka përfunduar jashtë rruge /abcnews.al