Foto ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kote në Vlorë.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se një automjet tip “Ford” ka përplasur një këmbësor. Ky fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për verifikimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Vlorë – Kotë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin, 44 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin, 48 vjeç, këmbësor.
48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al