Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e të hënës në segmentin rrugor Lezhë- Laç. Dy automjete, një Ford Fokus e një Golf, janë përplasur tek Ura e Milotit e për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur. Për nxjerrjen e udhëtarëve të plagosur nga automjetet është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.
Dy nga të plagosurit, banues në Tiranë, janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar, ndërsa tre udhëtarët e tjerë të plagosur, nga Shkodra, janë dërguar në spitalin e Lezhës. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./abcnews.al