Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë.
Policia ka bërë me dije se një makinë ka përplasur një 59 vjeçare e cila për shkak të plagëve ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe.
“Më datë 16.02.2022, te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al