Aksident në Tiranë, humb jetën një 68 vjeçar, plagosen dy të tjerë

schedule16:00 - 22 Nëntor, 2020

schedule 16:00 - 22 Nëntor, 2020

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur këtë të dielë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur shkallët e Tujanit në Tiranë, ku mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën shtetasi H.D., 68 vjeç.

Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al