Një aksident raportohet të ketë ndodhur në aksin Thumanë -Milot pranë fshati Gjorem, ditën e sotme.
Mësohet se një automjet, që po lëvizte në drejtim të veriut ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Drejtuesi i cili lëvizte i vetëm ka marre plagë të renda, ndërsa autoambulanca e Laçit e ka dërguar në spitalin e Traumës. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti. /abcnews.al