Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, kamioni përplaset me barrierat dhe përmbyset në rrugë

schedule09:15 - 3 Shkurt, 2025

schedule 09:15 - 3 Shkurt, 2025

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër. Një kamion është përmbysur pasi drejtuesi i saj humbi kontrollin e mjetit.

Kamioni u përplas fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe më pas u përmbys në anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!