Aksident në Selanik/ Makina përplas dy prindërit dhe fëmijën e mitur

schedule11:43 - 11 Shtator, 2024

schedule 11:43 - 11 Shtator, 2024

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Thermit në Selanik, kur një automjet ka përplasur një çift me fëmijën e tyre.

Sipas mediave fqinje, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, e cila ka marrë të plagosurit për t’i dërguar në spital.

Sakaq, mësohet se gjendja shëndetësore e dy prindërve është e rënduar dhe si pasojë janë futur në intubim./abcnews.al