Një aksident automobilistik ka ndodhur ne aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Sarandë rruga e re. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e dy personave.
Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të vështirë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne afërsi të tunelit të Skërficës.
Të lënduarit janë shoqëruar ne Spitalin e Gjirokastrës. Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore e cila ka konstatuar se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë si pasojë e reshjeve te shiut. /abcnews.al