Një 72-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Sarandë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj.
Këmbësori 72-vjeçar u përplas nga një “Benz”, që drejtohej nga 63-vjeçari Engjëll Ogici. Ky i fundit, dyshohet se humbi kontrollin e makinës, duke përplasur edhe një automjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit, 72-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.
Drejtuesi i automjetit, 63-vjeçari Ogici u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al