Policia e Durrësit me një njoftim paraprak ka bërë me dije se ditën e sotme, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, në Armath, Manzë, në vendin e quajtur “Akullorja”, shtetasi A.L.,48 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Traumës ne Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al