Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e Kombit në autostradë Morinë-Kukës.
Një makinë është përplasur me me trafik-ndarësen e rrugës, e për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shoferi i makinës po transportohet drejt Tiranës, për shkak të lëndimeve të marra nga përplasja.
/abcnews.al/