Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, humbin jetën 2 persona

schedule10:59 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 10:59 - 18 Dhjetor, 2023

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Rrugën e Arbrit. Mësohet se janë përplasur dy automjete, si pasojë njëri prej tyre ka rënë nga lartësia e në humnerë.

Sakaq, raportohet se kanë humbur jetën dy personat, që ndodheshin në automjet.

“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën./abcnews.al