Aksident në Rrugën e Arbrit, përmbyset makina, plagoset çifti

schedule20:54 - 8 Nëntor, 2023

schedule 20:54 - 8 Nëntor, 2023

Një aksident është regjistruar në rrugën e Arbrit. Mësohet se një automjet me të cilin po udhëtonte një çift të rinjsh është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit 26-vjeçari ka humbur kontrollit në dalje të tunelit. Mësohet se çifti ka pësuar lëndime të lehta. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.