Aksident në Pogradec, Benz-i përplaset me shtyllën dhe banesën, plagoset një person

schedule23:15 - 18 Shtator, 2020

schedule 23:15 - 18 Shtator, 2020

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Drilon në rrugën e re.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.

Për pasojë është plagosur 1 person, pasagjeri, ndërsa raportohen dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

N.D./abcnews.al