Aksident në minierën e Bulqizës, ndërron jetë minatori 52-vjeçar

schedule12:00 - 19 Korrik, 2022

schedule 12:00 - 19 Korrik, 2022

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në minierën e Bulqizës.

Minatori Sazan Deda, 52 vjeç ka humbur jetën teksa punonte në zonën 41 në një nga galeritë e minierës së Bulqizës.

Njoftimi:

Bulqizë/informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç, (minator).

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!