Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin Jaboatao në Brazil, pikërisht në momentet kur ishte duke u festuar mesha e Pashkës, ku mijëra njerëz kishin dalë në rrugë.
Sipas të dhënave nga autoritetet, një autobus doli nga rruga dhe përplasi kalimtarët që ishin vendosur në bulevard në pritje të ritualit fetar.
Bilanci i aksidentit ishte tepër i rëndë. Të paktën 4 persona humbën jetën menjëherë nga përplasja, teksa 20 të tjerë mbetën të lënduar, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.
Pamjet e kësaj ngjarje u përhapën me shpejtësi në internet, teksa policia vijon punën për kapjen e drejtuesit të automjetit i cili u largua nga vendngjarja pas aksidentit./abcnews.al