Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Maqedoninë e Veriut/ Kërçovë, humbin jetën dy adoleshentë shqiptarë

schedule14:51 - 23 Gusht, 2025

schedule 14:51 - 23 Gusht, 2025

Dy adoleshente me origjinë shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik pranë fshatit Kolibar të Kërçovës në Maqedoninë e Veriu.

Policia tha se ngjarja ndodhi pasditen e 21 gushtit në një rrugë lokale në fshatin Kolibari. Një adoleshente 15 vjece, duke drejtuar një motoccikletë me targa të Kërccovës, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. 15 vjecarja dhe pasagjerja e saj e mitur nga fshati Greshnicë, rajoni i Kërçovës, humbën jetën nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit.

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi ishin nxënëse në shkollën e mesme të muzikës “Drita”. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkolla shprehu ngushëllimet për familjet e vajzave dhe tha se ngjarja ka i ka tronditur tej mase.

“Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm”, thuhet në reagimin e shkollës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e Kërçovës, ndërsa autoritetet lokale po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!