Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja bën të ditur për abcnews.al se është aksidentuar një shtetase e huaj, e cila është e pa identifikuar nga policia.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Xibrakë dhe në vendngjarje është gjetur një motor i përplasur. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka dyshime se në motor udhëtonin dy persona një burrë e një grua.
Për këtë arsye uniformat blu janë duke bërë kërkime në zonë. Ndërkaq, gruaja e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me autoambulancë në spital për të marrë ndihëm mjekësore. g.v/abcnews.al