Një furgon mallrash doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili ishte në gjendje të dehur. Sipas të dhënave të policisë furgoni është rrokullisur disa herë dhe me pas ka rene në lumë. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e te plagosurit nga furgoni. 30-vjeçari nga Elbasani qe po drejtonte mjetin nen efektin e pijeve alkoolike ka humbur kontrollin e furgonit duke rrëshqitur nga një lartësi e madhe në lumë. Ai ndodhet ne spitalin e Librazhdit dhe pritet te arrestohet për drejtim mjeti ne gjendje te dehur. /ABC News Albania 24/7
Aksident në Librazhd, furgoni bie në lumin Shkumbin
schedule18:40 - 24 Maj, 2019
schedule 18:40 - 24 Maj, 2019

