Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Një mjet ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Rrilë.
Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë lagështia.
Sakaq, pasditen e sotme u shënua një tjetër aksident fatal në aksin Milot-Thumanë. Viktimë e aksidentit mbeti një 24 vjeçar. g.v/abcnews.al