Aksident në Lezhë/ I moshuari rrëzohet nga motomjeti, humb jetën në spital

schedule19:14 - 23 Korrik, 2024

schedule 19:14 - 23 Korrik, 2024

Një aksident ka ndodhur në Lezhë. Mësohet se një i moshuar, sapo ka dalë nga oborri i banesës është rrëzuar nga motomjeti.

Si pasojë, është dërguar menjëherë në spital, ku dhe ka ndërruar jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi  82 vjeç,  sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut  të humbjes së jetës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!