Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në “Urën e Mifolit”. Policia njofton se një automjet tip “Benz”, është përplasur me një tjetër makinë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shoferi dhe pasagjerët që po udhëtonin në automjetin tjetër. Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj, ndërkohë që devijimi i trafikut është bërë vetëm në një korsi.
“Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/abcnews.al

