Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 17:45, në lagjen nr. 18, shtetasja S. T., rreth 41 vjeçe, duke drejtuar një automjet ka përplasur B. D., rreth 73 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, drejtues i një biçiklete.
I plagosuri ndodhet ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 11.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr. 18, shtetasja S. T., rreth 41 vjeçe, duke drejtuar një automjet ka përplasur shtetasin B. D., rreth 73 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, drejtues i një biçiklete, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al