Aksident në Korçë, këmbësori përplaset për vdekje

schedule19:55 - 12 Shtator, 2024

schedule 19:55 - 12 Shtator, 2024

KORÇË- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur në aksin Korçë-Polenë.

Policia thekson se drejtuesi i një makine tip “Benz” ka marrë para këmbësorin duke i shkaktuar vdekjen.

Shoferi u shoqërua në komisariat dhe po pyetet për rrethanat .

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet./ abcnews.al