Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Kaninë/ Pas përplasjes automjetet përfshihen nga flakët, një viktimë dhe disa të plagosur

schedule08:04 - 9 Qershor, 2026

schedule 08:04 - 9 Qershor, 2026

VLORË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në bypass-in e Kaninës, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjetet janë përfshirë nga flakët, ndërsa një person ka ndërruar jetë.

ABC News mëson se viktimë ka mbetur Flamur Kabello. Ndërsa të lënduarit, një prej shoferëve dhe katër shtetas egjiptianë janë transportuar në spital.



Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!